Chelsea kualifikohet në fazën tjetër, Sevilla mban ende shpresat gjallë

by admin
Spread the love

Chelsea mposht në transfertë Salzburgun dhe kualifikohet në fazën e 1/8 në Champions League duke siguruar matematikisht vendin e parë në grupin E. “Blutë e Londrës” triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 falë golave të Kovacic dhe Havertz në një sfidë që dhuroi shumë emocion.

Ndeshja nis mirë për Chelsea që prish ekuilibrat e takimit pas 23 minutash lojë. Mateo Kovacic realizon duke i dhënë avantazhin londinezëve që hedhin hapin e parë drejt kualifikimit. Megjithatë, gjithçka komplikohet në startin e pjesës së dytë kur Adamu i çon shifrat në 1-1.

Blutë reagojnë dhe rimarrin avantazhin këtë herë me gjermanin Kai Havertz që i çon shifrat në 2-1. Me këtë rezultat përfundon edhe takimi dhe Chelsea ngjitet në kuotën e 10-të pikëve dhe siguron vendin e parë në grup, si dhe fazën e 1/8.

Në sfidën tjetër midis Sevillas dhe Copenhagen, ishin spanjollët ata që triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Vendasit realizuan tre herë në pjesën e dytë duke mbyllur edhe llogaritë e këtij takimi.

En Nesyri, Isco dhe Montiel ishin ata që shënuan për Sevillan e cila merr një tre pikësh që i mban ende gjallë shpresat për të kaluar fazën e grupeve. Në grupin G, Sevilla ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë, dy më pak se Dormtundi, ndërsa Manchester City është kualifikuar në fazën e 1/8 matematikisht që në sfidën e kaluar.

Dortmund dhe City do të ndeshen në orën 21:00 dhe në rast fitoreje të gjermanëve, shpresat për Sevillan do të shuheshin menjëherë. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like