Çfarë e pret nesër Ilir Metën? Saimir Vishaj: Ka ardhur koha

by admin
Spread the love

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 1 shkurt për fatin e Ilir Metën. Për të komentuar rreth asaj që e pret Presidentin, ‘Kontrast’ kishte në një lidhje direkte avokatin e njohur Saimit Vishaj.

I pyetur rreth zhvillimeve që pritet të ndodhin nesër, Vishaj u shpreh se së pari ka ardhur koha që Ilir Meta të marrë një avokat gjakftohtë për t’u përballur në séance dhe të mos përfaqësohet më nga këshilltarët ligjorë të Presidencës.

“Kemi që nga 5 janari që gjykatat shqiptare nuk po funksionojnë, aq më tepër Gjykata Kushtetuese. Ajo që ne presim nga kjo gjykatë është që të nisë si proces, të legjitimojë palët. Unë nuk arrij të kuptoj sesi një gjykatë kushtetuese të legjitimojë palët. Të legjitimojë institucionin e Presidentit si institucion, apo emrin e tij. Apo presidenti do të ketë përfaqësuesit e tij, por jo nga presidenca. Sepse jemi në një moment që presidenti ka nevojë për një avokat gjakftohtë dhe jo përfaqësuesit e tij ligjorë. Problemi i dytë është që a mundet GJK ta ndajë dispozitën kushtetuese që mund të jemi para një veprimi antikushtetues pa çështje fajësie? Ne duhet të mësohemi që presidenti të jetë një njeri mbi palët dhe mbi ngarkesat emocionale” – tha Vishaj.

I pyetur se si do të shkojë çështja e Metës në Kushtetuese, Vishaj u shpreh pesimist për shkak të kompozimit të deritanishëm të organeve të larta të drejtësisë.

“Nuk mendoj që kjo Gjykatë Kushtetuese me numrin e kufizuar që ka do të arrijë ta zgjidhë çështjen e Presidentit. Nuk e di pse u shtynë vakancat që do të krijonin një lloj balance. Në këtë moment nuk jam optimist” – tha ai.

You may also like