Çfarë do të ndodhë? Mbështetësit e Sali Berishës nisen drejt selisë së PD-së

by admin
Spread the love

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë nisur drejt selisë së PD. Nuk dihet ende nëse pjesë e kësaj do të jetë edhe vetë Berisha dhe se përse janë nisur për atje. Kjo është hera e tretë që pas Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga Berisha që mbështetësit e tij shkojnë në selinë Blu.

Kujtojmë që edhe mbrëmjen e djeshme para selisë së PD u mblodhën protestuesit që do merrnin pjese në protestë kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, por që para selisë filluan të ofendonin kreun e PD, Lulzim Basha që ndodhej në zyrën e tij.

You may also like