Cen Desku i cili u përmend në aktakuzën e Prokurorisë Speciale: Dua drejtësi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Historiani, Cen Desku i cili është përmendur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ka thënë se do drejtësi për njerëzit e vrarë.

Desku i ftuar në Rubikon në Shqip, vlerëson se Evropa po ua bënë të padrejtë shqiptarëve, pasi sipas tij duhej të formohej një gjykatë kundër serbëve.

“Po e rrëfej ngjarjen personale se çka ka ndodhur, për rastin tim, dua me i pasë të zbuluara. Dua drejtësi për njerëzit e vrarë, dua drejtësi. Jo vetëm për shqiptarët. Evropa po na e bënë të padrejtë sepse ka qenë dashtë një gjykatë kundër serbëve njëherë të formohet. A e di sa krimet i kanë bërë serbët, jo vetëm në luftë të fundit, po prej kohës së Gjergj Kastrioti Skenderbeut, prej kur caktohet beteja bashkë me hungarezët”, ka thënë Desku.

“Prej atëhershmit, edhe në Luftën e Parë Botërore serbët e kanë nisur, e kanë vrarë princin austriak, luftën e dytë ashtu, edhe të tretën gati mos të ishin anglezët, u bo lufta e tretë. Unë çuditna me këtë Evropë, e ledhatojnë këtë Serbi dhe neve shqiptarëve ende liberalizim s’kemi, është padrejtësi që bëhet ndaj nesh”, u shpreh ai.

You may also like