Çelsi nuk e do më Brojën, Fulhami po përgatit ofertën e dytë. U refuzua huazimi me detyrim blerjeje 20 mln paund

by admin
Spread the love

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, mbetet ende në pikëpyetje, pasi emri i tij mbetet në vitrinën e merkatos dimërore. Duket se e ardhmja e tij është larg Çelsit, edhe pse dëshira e sulmuesit është që të vazhdojë me blutë e Londrës.

Sipas lajmeve që vijnë Anglia, Çelsi është i hapur për ta shitur Armando Broja para mbylljes së merkatos së janarit.

Ata duan një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit ose një shitje të Brojës për një shumë prej 35 milionë paund. Fulham është në bisedime, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Ulves është gjithashtu i interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Pra, janë orë vendimtare këto në vijim për të mësuar të ardhmen e Armando Brojës.

OFERTA – Fulhami pritet të rihapë bisedimet për një transferim të mundshëm për sulmuesit e Çelsit, Armando Broja, ndërsa jemi më afër fundit merkatos së janarit. Pak ditë më parë Çelsi refuzoi një ofertë nga Fulhami për sulmuesin shqiptar, ndërsa gara për transferimin e sulmuesit po bëhet serioze përpara mbylljes së merkatos. Fulhami bëri një ofertë për ta huazuar sulmuesin këtë muaj me klauzolën e detyrim blerjes për 20 milionë paund në verë, por një ofertë e tillë është refuzuar në mënyrë të menjëhershme nga Çelsi që kërkon të paktën 35 milionë paund nga shitja e kartonit tëBrojës, përndryshe nuk e shet talentin e tyre të akademisë.

Tani “Teamtalk” zbulon se rivalët e Premier Ligës do të rikthehen me njëofertë të përmirësuar, por një ngapistat është që Broja të vazhdojëtë qëndrojë në “Stamford Bridge”, duke pasur shansin t’u tregojë tëgjithëve se edhe aty mund t’iadalë. Broja ka shënuar dy herë në19 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për blutë e Londrës, ndërsa ka ndihmuar skuadrën e Mauricio Poçetinos për shkak të dëmtimit të Kristofer Nkunkusë dhe vështirësive të Nikolas Xheksonit. Por edhe psePoçetino e vlerëson shumë lart sulmuesin shqiptar, Çelsi duhet tëndjekë me kujdes rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë, gjë qëka çuar në zërat se Broja, apoedhe kapiteni Konor Gallager mundtë shiten në merkaton e dimrit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like