Ceferin: “Final Four”? Ide e mirë, por mund të humbasim disa ndeshje

by admin
Spread the love

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin nuk ka absolutisht asnjë dyshim kur vjen puna te kompeticioni i tij i preferuar. I intervistuar nga Sportske Novosti, numri 1 i qeverisë europiane të futbollit u shpreh i bindur se është Champions League.

“Absolutisht që Champions League. Ndeshja midis Manchester Cityt dhe Real Madridit ishte edhe spoti më i mirë për kompeticionin e Champions League. Në ato nivele është një tjetër botë”.

Më pas ai u ndal edhe tek ideja që kompeticioni më prestigjioz europian të ndryshojë strukturë, të paktën për projektin “Final Four”. “Është një ide e mirë, por do të humbasim disa ndeshje.

Nuk do të ketë më sfida në shtëpi dhe në transfertë, dhe kjo do të thotë se do të jenë më pak ndeshje për ata që kanë të drejtat televizive. Është ende shumë herët për të folur për idetë e reja me median, por megjithatë kemi disa plane”. /oversport.tv

Foto: UEFA, Facebook

You may also like