Ceferin: Benzema më i miri, por edhe lojtari më i nënvlerësuar i historisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një intervistë të dhënë për “AFP”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nuk i ka kursyer lëvdatat për Karim Benzema, që ka zhvilluar një sezon spektakolar me fanellën e Realit të Madridit këtë sezon.

“Ai është ndoshta qendërsulmuesi më i mirë në botë, por në të njëjtën kohë edhe lojtari më i nënvlerësuar në historinë e futbollit. Gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë gjithmonë në hijen e lojtarëve të tjerë.

Tani po kuptojmë që ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë mendon që nuk do të arrijë të shënojë, por ai e gjen mënyrën për të çuar topin në rrjetë”, ka thënë Ceferin. / Oversport.tv

Foto: realmadrid.com

You may also like