ç’duhet të bëjnë muslimanët e Ukrainës? – Shqip

by admin
Spread the love

Said Ismailov, Myftiu i Komunitetit Mysliman në Ukrainë (Umma), i bëri thirrje botës muslimane që të mbështesë Ukrainën dhe tha se muslimanët e Ukrainës po mbrojnë vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për AA, Ismailov tha se e dinë se një musliman ka humbur jetën deri më tani si pasojë e sulmit rus dhe se bëhet fjalë për një tatar të Krimesë nga rajoni Kherson.

Duke deklaruar se lufta është shumë e vështirë, Ismailov e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si “të pabesë”.

“E gjithë bota islame duhet të mbështesë Ukrainën dhe muslimanët në Ukrainë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Ismail.

Duke thënë se “myslimanët ukrainas mbrojnë vendin e tyre si të gjithë ukrainasit e tjerë”, Ismailov tha se në mesin e muslimanëve ka vullnetarë, ushtarë, mjekë, etj.

Ai tha gjithashtu se shumë muslimanë po largoheshin nga shtëpitë e tyre si refugjatë për shkak të sulmit rus.

“Si myfti i myslimanëve të Ukrainës, i bëj thirrje muslimanëve në Ukrainë që të mbështesin ushtrinë dhe shtetin tonë dhe dua që bota myslimane të mbështesë Ukrainën dhe myslimanët ukrainas”, përfundoi Ismailov.

Më herët u raportua se katër shtetas muslimanë të Azerbajxhanit humbën jetën në konfliktet në Ukrainë. /tesheshi.com/

 

You may also like