Capello: Gara për titullin e hapur, Interi trembi rivalët me fitoren në derbi

by admin
Spread the love

Fabio Capello, një nga trajnerët më të njohur italianë aktualisht në rolin e opinionistit për “Sky”, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku ka komentuar sprintin final për titullin kampion në Serie A:

“Fitorja e Interit në Kupën e Italisë në derbin kundër Milanit i ka dhënë një goditje rivalëve nga ana psikologjike, por të mos harrojmë se ai sukses 3-0 të çon në finale dhe nuk të jep automatikisht titullin kampion.

Suksesi i ka dhënë besim skuadrës së Inzaghit, ndonëse rezultati nuk i tregon të gjitha, sepse Milani nuk meritonte një humbje të tillë. Gara për titullin është e hapur dhe do të jenë sfidat e ardhshme ato që do të vendosin skuadrën kampione.

Në letër, ndeshja kundër Romës është sfida e fundit e madhe për zikaltërit, por askush nuk do ta ketë të lehtë askund. Nuk do të jetë e lehtë të fitosh në Bologna”, ka thënë mes të tjerash Capello. / Oversport.tv

You may also like