Çanta kontrabandë, diamantë e vodka luksi, nxirren në ankand nga qeveria franceze (fotot)

by admin
Spread the love

“Shitja e jashtëzakonshme” e 350 dërgesave të sekuestruara në dogana, llogaritet në vlerë kolektive më shumë se 1 milionë euro.

Ministria e financave në Francë po nxjerr në ankand për një “shitje të jashtëzakonshme” kontrabandën e kapur nga doganat e vendit, ku përfshihen lingota floriri e platiniumi që dërgoheshin drejt Britanisë, çanta të shtrenjta luksi, diamant të paprerë dhe më shumë se 2000 shishe vodka.

350 ngarkesat që llogaritet në vlerë më shumë se €1milionë – përfshijnë gjithashtu një automjet Volkswagen Golf të ndaluar në kufirin e Francës me Spanjën, në të cilin ishin gjetur  480kg kanabis i përpunuar.

Më shumë se 1,200 blerës të mundshëm kanë nënshkruar për të marrë pjesë në ankand, i cili do të mbahet në ministrinë e financave në Bercy, në qendër të Parisit.

14 shifrat e platinit nga 1kg secila janë të stampuara me logon “Crédit Suisse” dhe u zbuluan në bagazhe nga zyrtarët e doganave, të dy personave që pretendonin se udhëtonin drejt Britanisë për biznes. Çdo lingotë ka një çmim nisjeje prej €22,000.

Objektet e detajuara në katalog përfshijnë gjithashtu monedha mbretërore me kokat e monarkëve britanikë si Elizabeth II, Victoria, Edward VII e George V, si dhe disa monedha të arta franceze “Napoléon”.

Mes sendeve të luksit janë çanta Louis Vuitton, Chanel, Fendi e Valentino dhe disa ora luksi si një Rolex e artë me 40 rubinë – e vlerësuar në katalog rreth €15,000 – parfume, si dhe një palë këpucë Bottega Veneta të sekuestruara në aeroportin e Nice.

Ndërsa diamantet e paprerë të kapur në disa dërgesa janë sekuestruar në aeroportin e Parisit. Një prej tyre listohet si 197.95 karat.

Disa nga objektet do t’u shiten blerësve profesionistë, sic janë tre arkat e vodkës ‘Grey Goose’, e listuar me çmim hapjeje prej €10,000.

Ministria e financave tha se shitja reflektonte “diversitetin e objekteve të ndaluara nga oficerët e doganave”.