Cancelo: Në Itali jam rritur shumë, por Guardiola ka qenë themelor për mua  

by admin
Spread the love

Joao Cancelo i është rikthyer edhe njëherë eksperiencës së tij në Itali. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës në Champions League ai u pyet mbi evolucionin e tij si futbollist, ku u ndal kryesisht tek e kaluara e tij në Serie A.

“Tek Juventus kisha një mënyrë të ndryshme loje, thjesht doja të argëtohesha, të shijoja futbollin. Ishte përgjegjësia ime më shumë se sa e trajnerit, ishte faji im. Më pas zbulova një dëshirë të madhe për të fituar, në jetë dhe në futboll. Jam i lumtur, kam bërë shumë për t’u bërë lojtari që jam sot.

Italia ka qenë shumë e rëndësishme për karrierën time, Interi dhe Juve janë dy klube të mëdha, por Pep ka qenë themelor në rritjen time taktike. Teknikisht kam qenë gjithmonë i mirë, taktikisht unë janë përmirësuar shumë në Itali. Ishte si një periudhë mësimi, më pëlqente të jetoja në Torino dhe Milano”. /oversport.tv

You may also like