Cameron takon në Prishtinë, Kurtin dhe Osmanin

by admin
Spread the love

BRITANIA E  MADHE INVESTON 45 MILIONË PAUND PËR STABILITETIN E RAJONIT

Gjatë një vizite në Kosovë, pas takimit që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla,  ish kryeministri britanik tha se po jetojmë në një botë të pasigurt andaj sipas tij Britania e Madhe po investon 45mln paund për stabilitetin në rajon.

“Ne jemi këtu t’i përkrahim ju, tiu ndihmojmë ju në të gjitha hapat që ne mundemi. Këtë mëngjes biseduam për sigurinë e vendit tuaj dhe kontributin e rëndwsishëm që ne mund të japim….Mendoj se një nga gjërat që kam dëgjuar se është kaq e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën Britania po investon me 45 milionë paund këtë vit. Është diçka shumë e rëndësishme për interesin tonë kombëtar. Dhe unë mendoj se diskutimet që kemi pasur përshtaten në një model më të gjerë që është siç shohim sot në lajme. Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është koha kur vende si Britania duhet t’i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në fusha që kanë qenë stabilitet dhe progres dhe kjo është arsyeja pse ne duan të vazhdojmë dhe kjo që po bëjmë në Kosovë do të vazhdojë” – tha sekretari i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.

Përmendi darkën e mbrëmshme me kryeministrin ku tha se sfidë kryesore mbetet ndërtimi i një shteti të sigurt.

“Siç u diskutua mbrëmë në darkë, sfida kryesore është për ta ndërtuar një shtet që është i sigurt për të gjithë, për të gjitha komunitetet. Pa dyshim do t’ju ndihmojmë juve edhe për njohjen nga të gjitha shtetet tjera” – tha sekretari i punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja e Jashtme Gërvalla, ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Rusie, që ajo e ka konsideruar si agresive.

Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. …

Kryediplomati britanik ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

You may also like