Calhanoglu ringjall Interin, Napoli shkëlqen në Amsterdam

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur sot ndeshjet e treta të grupeve A, B, C dhe D në Champions League, të cilat kanë dhuruar rezultate shumë interesante.

Interi ka mposhtur 1-0 Barcelonën në superndeshjen e mbrëmjes së sotme në Champions League. Një gol I Calhanoglu në minutat shtesë të pjesës së parë ka vulosur fatin e kësaj sfide. Spanjollët kanë shënuar në pjesën e dytë, por goli I Pedrit është anuluar nga VAR.

Pas këtij suksesi skuadra e Inzaghit ngjitet në vendin e dytë në grup në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Barcelona mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Napoli ka arritur një fitore tenistike 6-1 në Amsterdam përballë Ajaxit dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit. Vendasit shënojnë të parët, por italianët përmbysin gjithçka, duke shënuar 6 gola. Raspadori shënon 2 gola, por ka lavdi edhe për Di Lorenzo, Zielinski, Kvaratskhelia dhe Simeone, që gjejnë rrugën e rrjetës.

Në ndeshjen tjetër të grupit Liverpool ka fituar 2-0 derbin britanik përballë Rangers.

Club Brugge vazhdon të shkëlqejë në Champions, pasi mposht 2-0 Atletico Madrid dhe merr fitoren e tretë në grup. Belgët kryesojnë grupin me pikë të plota dhe janë thuajse të kualifikuar në turin tjetër.

Porto ka mposhtur me të njëjtin rezultat 2-0 Leverkusenin në sfidën tjetër të grupit.

Nuk ka gola dhe fitues në sfidën Frankfurt-Tottenham, ndërsa më herët Marseille fitoi 4-1 ndaj Sportingut të Lisbonës. /Oversport.tv

You may also like