Calhanoglu: Mos flasim më për derbin, Champions është një tjetër nivel

by admin
Spread the love

Hakan Calhanoglu është i pari që kërkon që të reagojë pas derbit të humbur përballë Milanit.

“Humbja erdhi për shkak të gabimeve tona. Është e dhimbshme, por tashmë është e shkuar, nuk dua të flas më për këtë temë sepse më bezdis.

Champions League është një tjetër nivel. Jemi në një grup të vështirë, njësoj si vitin e kaluar kur dominuam kundër Real Madrid dhe Liverpool, por më pas u eliminuam për shkak të gabimeve të vogla, që ndryshuan ndeshjet.

E njoh mirë Bayernin e Mynihut, janë të fortë, të shpejtë dhe luajnë në presing lart. Të gjithë duan që të kualifikohen, por duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë ndeshjet me radhë”, ka thënë mesfushori i Interit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër bavarezëve që do të luhet nesër në “San Siro”. / Oversport.tv

You may also like