Calhanoglu: Me Juven penalltia më e rëndësishme në karrierën time

by admin
Spread the love

Hakan Calhanoglu shënoi golin e fitores kundër Juventusit, me penallti, dhe ai e duan më të rëndësishmen në karrierë në intervistën e dhënë së fundmi. Turku flet edhe për garën për titullin kampion.

“Ishte penalltia më e rëndësishme në karrierën time. Isha plotësisht i sigurt, se pas gabimit në gjuajtjen e parë, mund të kisha besim te goditja ime. E dija që do të shënoja.

Pas golit kërkova falje për penalltinë e parë që humba. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe vendimtare”, është shprehur Calhanoglu për SportMediaset.

“Titulli? Ne besojmë. Le të shpresojmë që fitorja me Juventusin të na japë shtysat e duhura. E dimë që nuk mund të bëjmë gabime. Tani përballemi me Verona, nuk do të jetë një sfidë e lehtë”, u shpreh mesfushori turk. / oversport.tv

You may also like