Evropa e përkushtuar ta mbaj Kosovën jashtë saj sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në ditën e Evropës ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se për dallim nga Kosova, Evropa është e përkushtuar që ta mbajë vendin tonë jashtë kësaj familje.

Tutje ai thotë se kjo ndodh pasi Kosova nuk po i bënë favore Serbisë.

Postimi i plotë:

Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane!

N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje!

Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit!
Urime Dita e Evropës!

You may also like