Real-Dortmund finalja e Champions – Shqip

by admin
Spread the love

Për të 18-ën herë, Real Madrid është në finalen e një kompeticioni të UEFA-s. Spanjollët fituan mes polemikave, 2-1 takimin e kthimit dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 eliminuan Bayern Munich. 90 minutësh që prodhoi jo vetëm spektakël në fushën e lojës, por që nuk kaloi pa polemika dhe tensione.

Goli i anuluar në minutën e 104 të kohës së rregullt, me autor De Ligt solli reagime të forta në të dy kampet. Realizim që nëse do të konsiderohej i rregullt do ta dërgonte sfidën në shtesa për të shtyrë akoma dhe më shumë çështjen e kualifikimit.

“Është kundër çdo rregulli të futbollit modern ajo që ndodhi. Më vjen keq që ne e pranojmë se kemi humbur. Kjo është shumë e hidhur për të gjithë ne. Nuk është një moment për të kërkuar falje. Nuk është koha për të bërë dy gabime kaq të rëndësishme. Askush nuk mund të bëjë gabime dhe arbitrat, natyrisht, duhet të jenë në nivelin më të lartë. Është e kotë të kërkojmë falje sepse kjo sigurisht që nuk mjafton”, shprehet trajneri i Bayern Munich, Tuchel

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti përgëzoi skuadrën për këtë arritje të madhe, teksa risolli në vëmendje se kryesori Marsinjak ka gjykuar në nivele shumë të larta.

“Është diçka magjike. Mezi pres të festoj. Vështirë për t’u shpjeguar, e pamundur për t’u shpjeguar. Por është magjia e këtij klubi së pari, e këtij kompeticioni. Mendoj se për ne është shumë i veçantë ky kompeticion, i këtij stadiumi dhe i këtyre tifozëve. Ndoshta nuk ishte një pozicion jashtë loje, por gjyqtari fishkëlleu. Ky arbitër ka gjykuar finalen e Kupës së Botës (2022). Nëse ata ankohen për këtë, ne do të ankohemi për golin e anuluar të Naços”, shprehet trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.

Në finalen e madhe, Real Madrid do të sfidojë Borusia Dortmund, takim që do luhet më 1 Qershor në stadiumin ikonik “Uembli”.

Klan News

You may also like