Cairo ka një mesazh për Belottin: Shpresoj akoma se do të qëndrojë

by admin
Spread the love

Në ditën më domethënëse për ngjyrat granata, presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka folur sërish për të ardhmen e Andrea Belottit, të cilit i skadon kontrata në qershor:

“Unë shpresoj që Belotti të qëndrojë, do të na mungonte. Andrea ka 7 vite që luan për ne dhe është golashënuesi i dytë më i mirë, me më shumë se 100 gola të shënuar. Askush nuk do të ishte i lumtur nëse ai do të largohej nga skuadra.

Është folur shumë dhe ndoshta tani është më mirë të mos flasim dhe të shpresojmë që do të ndodhë diçka ndryshe nga ajo që pres”, ka thënë numri një i klubit nga ceremonia në kujtim të Torinos së Madh nga varrezat monumentale.

Nuk mund të mungonte një kujtim për skuadrën e madhe të Torinos, që u shua një aksident ajror: “Për mua 4 maji është gjithmonë një emocion i madh. Është thënë shumë për Torinon e Madh, sepse ishte një motor i madh i rilindjes pas luftës dhe ne sot duhet të marrim shembull nga kjo skuadër që ka thyer të gjitha rekordet.

Sot pas 73 vitesh jemi këtu për ti kujtuar. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i ka njohur këta lojtarë, por i kujton me dashuri të madhe. Është diçka unike, që tregon sa shumë kanë bërë për të gjithë ne në ato momente”, ka përfunduar Cairo. / Oversport.tv

You may also like