Cagliari del nga zona e ftohtë, Torino në krizë rezultatesh

by admin
Spread the love

Cagliari ka arritur të marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Torinos dhe e zhyt këtë të fundit në krizë rezultatesh. Ndeshja që përfundoi me rezultatin 2-1 u vendos nga golat e Bellanova dhe Deiola, ndërsa goli i Belottit vlen vetëm për statistikë.

Ndeshja nisi vrullshëm për Cagliarin që kërkoi të gjente rrugën e rrjetës që në minutat e para. Joao Pedro shpërdoroi një rast shumë të mirë shënimi që në minutën e pestë duke e lënë rezultatin të paprekur.

Megjithatë, ishte Bellanova ai që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Grassit dhe me portën e boshatisur zhbllokoi takimin duke e çuar rezultatin në 1-0. Nga ana tjetër, Torino i dha shenjat e para të jetës me anë të Pjaca, por goditja e tij e bukur u ndal nga portieri Cragno.

Cagliari shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin minimal, por në pjesën e dytë, vetëm 9 minuta i mjaftoi Torinos për të vendosur ekuilibrat. Andrea Belotti u la i vetëm në zonë pas një goditje dënimi dhe nga shumë pranë portës e ndali topin në rrjetë.

8 minuta më vonë, Cagliari do të kalonte sërish në epërsi, këtë herë me Deiola. I sapofuturi në lojë, Pavoletti uli një top me kokë për të dhe nga jashtë zonës me një goditje me të majtën, Deiola e çoi topin në rrjetë duke vulosur rezultatin në 2-1.

Kështu takimi përfundoi me rezultatin 2-1 me Cagliarin që del nga zona e ftohtë dhe fiton 3 pikë shumë të rëndëshishme në luftën për mbijetesë. Ekipi i Mazzarrit ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe tashmë ndodhet në vendin e 17-të. Nga ana tjetër, Torino qëndron në vendin e 11-të në kuotën e 33 pikëve. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio Twitter

You may also like