Bytyqi nga Nju Jorku: Anëtarësimi në BE do të mbrojë standardin jetësor të qytetarëve edhe në kushte të krizave dhe konflikteve

by admin
Spread the love

Këtë javë, Kombet e Bashkuara kanë qenë qendër politike e botës dhe një nga temat kryesore që dominoi debatin ka qenë pa dyshim agresioni rus kundër Ukrainës e cila dëshmoi se si forca shkatërruese e luftës u derdh lehtësisht në ekonominë e çdo shteti të botës me ç’rast asnjë shtet nuk u kursye, deklaroi në Nju Jork zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të KB-së dhe samitin për zhvillim të qëndrueshëm.

Por dëmet, siç tha ai, ishin më të vogla tek ata që kishin zhvilluar një mekanizëm mbrojtës ndaj goditjeve të jashtme në strukturën e tyre ekonomike, pavarësisht nëse ato ishin shkaktuar nga goditje ekonomike, mjedisore apo gjeopolitike.Zëvendëskryeministri Bytyqi në deklaratën e tij, për të cilin informon Pres shërbimi qeveritar thekson se ai mekanizëm mbrojtës quhet rezistim i ekonomisë dhe deri te ajo rezistencë, ekonomia jonë mund ta arrijë atë më shpejtë vetëm përmes përshpejtimit të proceseve eurointegruese dhe anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

 

“Anëtarësimi në BE do të na mundësojë kryesisht qasje në tregun e vetëm më të madh në botë prej 500 milionë konsumatorëve, duke ofruar një bazë të larmishme konsumatore për produktet dhe shërbimet tona. Një rrjet i zgjeruar i marrëveshjeve tregtare, reduktimi i barrierave tregtare do të ndihmojë në kompensimin e humbjeve nga goditjet e mundshme në të ardhmen. Harmonizimi rregullator, standardet dhe praktikat e qëndrueshme në të gjithë industritë, mund të jenë një tjetër burim i qëndrueshmërisë së ekonomisë sonë”, ka thënë Bytyqi.Zëvendëskryeministri deklaroi se të lartpërmendurat janë vetëm një pjesë e përfitimeve ekonomike që Maqedonia e Veriut mund t’i marrë, të cilat, siç shton do të forcojnë aftësinë e saj për të ecur nëpër peizazhin ekonomik global që po ndryshon me shpejtësi dhe për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve edhe në kushte të krizave dhe konflikteve ku këtyre ditëve u diskutua në Kombet e Bashkuara.

MARKETING




You may also like