Bylis kërkon të rimarrë kreun, takime interesante në Lezhë dhe Berat

by admin
Spread the love

Kategoria e Parë zbret sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 23-të. 5 takime të këtij turneu do të luhen sot në orën 14:00.

Bylisi kërkon të rikthehet tek fitorja, pasi ka filluar të ndiejë presionin e Erzenit dhe tashmë vendi i parë në renditje ka filluar të vihet në dyshim. Mallakastriotët kërkojnë maksimumin e pikëve në sfidën e sotme shtëpiake kundër Vorës.

Sfida më interesante e ditës do të luhet në Lezhë, aty ku Besëlidhja vendase do të presë Apoloninë. Të dyja skuadrat synojnë një vend në zonën e Play off-it.

Pogradeci do të presë në shtëpi Burrelin, ndërsa në Berat luhet sfida Tomori-Tërbuni. Lushnjën e pret një transfertë e vështirë në Cërrik, pasi Turbina kërkon pikë me peshë në luftën për mbijetesë. / Oversport.tv

You may also like