Bursa të reja nga Ministria e Arsimit për studentët në vitin akademik 2022-2023

by admin
Spread the love




Konkursi për bursa studentore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022-2023, krahas çdo kategorie ekzistuese do të ofrojë edhe dy kategori të reja të bursave që janë rezultat i informatave për mungesën e kuadrit në fusha të caktuara, informoi MASH-i.
Njëra kategori do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në programet e studimit për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedonase në shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim dhe interpretim nga gjuhe shqipe në maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë joamtare).
Kategoria tjetër sërish, do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të regjistruar në programet e studimit në lëndën e historisë së artit, arkeologjisë, artit figurativ dhe etnologji dhe antropologji.

“Shuma e dy llojeve të bursave është 6.050 denarë në muaj, ndërsa të drejtën e aplikimit e kanë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin aktual të regjistrimit të studimit me notë mesatare së paku 7,50”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.


You may also like