Burri që rrahu gruan në supermarket ndodhet në mbajtje (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vendi u tronditë mbrëmë nga pamjet ku një grua sulmohej nga një burrë në një supermarket në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë teksa i dyshuari tashmë ndodhet në mbajtje, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në një market në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”. I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, tha Ahmeti.

Skandaloze: Burri grushton një grua në një supermarket në Prishtinë (VIDEO)

You may also like