Burkina Faso kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës

by admin
Spread the love

Ismahila Ouedraogo shënoi penalltinë vendimtare teksa Burkina Faso mundi 7-6 Gabonin në penallti pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Një ndeshje shumë e fortë u zhvillua në fushë gjatë gjithë 90 minutave por që përkundër angazhimit maksimal, asnjëra skuadër nuk e gjeti golin e fitores brenda 90 minutave dhe ndeshje shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta që po ashtu nuk mjaftuan dhe ndeshja shkoi në vazhdime, transmeton KosovaPress.

Pasi Lloyd Palun goditi penalltinë e nëntë të Gabonit dhe e goditi traversën, ndërsa Ismahila Ouedraogo i dha fund dramës duke e dërguar porierin Amonome në drejtimin e gabuar dhe duke rezervuar kështu një vend  në çerekfinale për shëtit e tij dhe do të ballafaqohen kundër Nigerisë ose Tunizisë të shtunën e ardhshme.

You may also like