Burimet më të mira të kalciumit, që nuk e përfshijnë qumështin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kalciumi është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e njeriut. Dihet tashmë që kalciumi mund të gjendet në produktet dhe nënproduktet e qumështit si djathi, kosi etj.

Megjithatë ka njerëz që janë intolerant ndaj laktozës dhe alergjik ndaj qumështit dhe s’mund t’i konsumojnë këto produkte. Fatmirësisht, ka produkte të tjera që janë burime shumë të mira të kalciumit:

Fasulet e bardha: vetëm një filxhan me fasule të bardha mund t’ju japë rreth 19% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Salmoni: është i bollshëm me kalcium. Një copë mesatare salmoni mud t’ju japë rreth 23% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit. Salmoni nuk është i vetmi lloj peshku i pasur me kalcium, sardelet, tuna etj, janë të pasura me kalcium gjithashtu.

Fiqt e thatë: 8 fiq të thatë përmbajnë rreth 107 mg ose 10% të vlerës së rekomanduar ditore për kalcium. Lakra jeshile dhe kale janë dy burime të tjera shumë të mira të kalciumit.

Fasulet e bardha: vetëm nji filxhan me fasule të bardha mund t’ju japë rreth 19% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit.

You may also like