Bulldozerët rrafshojnë shtëpitë e sapondërtuara në Angli pas zbulimit të ‘gabimeve në ndërtim’

by admin
Spread the love

Banorët e një zone më shtëpi të sapondërtuara në verilindje të Anglisë janë tmerruar nga shkatërrimet e dhjetëra prej strukturave pas zbulimit të gabimeve qe sipas zyrtarëve që detyruan prishjen e tyre.

Shtëpitë e reja në Cambridgeshire, raportohet se janë të mbushura me krisje të thella dhe rezidentët e vendosur tashmë aty tremben se dhe shtëpitë e tyre i pret i njëjti fat.

Ndërtuesit Barratt David Wilson pranonin se disa prej shtëpive ishin ndërtuar me themele të paplota dhe 36 prej tyre duhet të shemben e rindërtohen.

Shembjet kanë nisur dhe pritet të vazhdojnë për 12 javë duke shkaktuar probleme për banorët e rinj me zhurmën e pluhurin e shembjeve.

43 vjeçari Christian Sutherland, tha për rrjetin The Sun se i biri katër-vjeçar ka qenë në spital prej mangësisë së frymëmarrjes.

“Pluhuri që ngrihet këtu është i frikshëm. Ne po mundoheshim të stabilizoheshim në shtëpitë e reja dhe diçka e tillë nuk na ndihmon”.

“Duket se zyrtarët bashkiakë nuk duan t’ia dinë dhe u lënë në dorë gjithçka ndërtuesve”, shtoi ai.

Zona e re kishte leje për 1,593 shtëpi banimi, një shkollë fillore, një supermarket, një librari dhe ambjente sportive.

61 vejçari Mark Wells, thotë se ka paguar 650,000 paundë për shtëpinë e tij të re me katër dhoma gjumi: “Ne u shqetësuam në fillim por më pas na thanë se ato të fazës së parë janë në rregull. Shtëpitë e prekura kishin çarje të mëdha”.

Ndërtuesit thanë se kërkojnë ndjesë ndaj klientëve por shembja e shtëpive është mënyra më efektive e veprimit, shkruan rrjeti TheSun.

“Ne po bëjmë ç’është e mundur për të zbutur pasojat e incidentit, më e rëndësishmja është që shtëpitë të jenë të cilësisë sa më të mirë”, shtonin ata.