BUKURESHT, 6 mars /ATSH-ANSA/- Takimi dypalësh në Bukuresht mes presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis.
“Një takim i shkëlqyer, ne mirëpresim angazhimin e fortë të Rumanisë për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës”, tha Von der Leyen.
“Ne duam gjithashtu të falënderojmë Rumaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën dhe Moldavinë”, shtoi Von der Leyen në X.
Presidentja e Komisionit Evropia, Von der Leyen pritet të marrë pjesë në një takim të Kongresit te PPE-së, i cili filloi sot në kryeqytetin rumun. //a.i/