BUKURESHT – Rumania dënon sulmet ruse në portet e Danubit

by admin
Spread the love

BUKURESHT, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria e Rumanisë ka dënuar sulmet ruse në portet ukrainase në grykëderdhjen e lumit Danub, pranë kufirit të anëtarit të NATO-s.

“Dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme ruse (RU) ndaj njerëzve të pafajshëm, infrastrukturës civile, duke përfshirë kapanonet e grurit në porte”, tha ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminița Odobescu në median sociale X, dikur Twitter.

“Me këto shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, RU vazhdon të rrezikojë sigurinë ushqimore dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi”, shtoi ajo.

Dy portet ukrainase pranë kufirit rumun u vunë në shënjestër të dronëve rusë në orët e para të së mërkurës, duke dëmtuar kapanonet e grurit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like