Bujar Osmani prezanton platformën për president të RMV, Ali Ahmeti tregon 10 zotimet e koalicionit Fronti Europian – Shqip

by admin
Spread the love

Koalicioni shqiptar i “Frontit Europian” ka renditur zotimet para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV shkroi në Facebook se sot kanë dëgjuar platformën e kandidatit të tyre për president të vendit, Bujar Osmani.

“Me bashkëdrejtuesit e Frontit Europian dëgjuam sot prezantimin e platformës zgjedhore të kandidatit tonë për President z. Bujar Osmani, të titulluar “Dekalogu i Presidentit Europian” dhe nënshkruajtëm deklaratën mbështetëse ndaj përmbajtjes së saj në thelb konform vlerave të zhvillimit europian”, shkroi Ahmeti.

Tutje, ai renditi zotimet të cilave tha se iu qëndrojnë “unanimisht bashkë”.

“Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë:Integrimi në BE deri në vitin 2030,Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme,Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së tha se nuk garojnë “vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!”.

“Bashkë drejt Europës!”, shkroi në fund Ali Ahmeti.

You may also like