Bujar Osmani: Jemi të hapur që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen me një ditë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se ende nuk ka vendim mes partive politike për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Ai tha se ka një mendim dominant që nga ana administrative dhe financiare ndoshta do të jetë tejet e vështirë për shtetin që të ketë dy cikle zgjedhore në tre muaj.
“Një nga mendimet është se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të jetë në të njëjtën ditë. Jemi të hapur për të gjitha opsionet, nuk ka vendim por do të mundohemi të argumentojmë me partitë politike vetëm për shkak të aspektit logjistik dhe financiar, se ndoshta kjo është më mirë”, tha mes tjerash Osmani.

MARKETING



You may also like