Bujar Osmani: BE është para një vendimi të rëndësishëm për ndryshimin e procesit të integrimit

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Universitetin e Tetovës ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, ku ka folur për ndryshimet që pritet të bëhen për anëtarësimin në BE.

Osmani tha se pritet që BE të merr vendim mjaft të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin e shteteve, duke theksuar se integrimi do të fillojë para anëtarësimit të plotë.
“Tani nuk do të jetë gjithçka ose asgjë, por anëtarësimi do të fillojë prej në momentin që merret vendimi. Do të kemi qasje në fondet e BE-së, RMV për katër vitet e ardhshme do të ketë 850 milionë euro nëse i vazhdon reformat evropiane”.
“Pastaj do të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, pjesë e sistemit pagesor të BE-së, transporteusit tonë nuk do të kalojnë nëpër pikat e rregullta kufitare, por ato të BE-së. Pra integrimi do të fillojë para anëtarësimit të plotë”, tha Osmani.
Në ardhjen e tij në Universitetin e Tetovës, ai u prit me protesta nga rinia e partive të bashkuara opozitare.

MARKETING



You may also like