BUDAPEST – Orban fton kryeministrin suedez për anëtarësimin në NATO ​

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 23 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se i kishte dërguar një ftesë homologut të tij suedez, Ulf Kristersson, për të diskutuar kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Sot i dërgova një letër ftese kryeministrit Ulf Kristersson për një vizitë në Hungari për të negociuar anëtarësimin e Suedisë në NATO”, shkroi Orban në X.

Hungaria dhe Turqia janë anëtarët e vetëm të aleancës 31-vendesh që ende nuk kanë miratuar kërkesën për anëtarësim të Suedisë.

Mesazhi i Orbanit erdhi në të njëjtën ditë që parlamenti turk do të votojë për anëtarësimin e Suedisë.

Në parlamentin hungarez votimi tashmë është thjesht një formalitet pasi komisionet kompetente kanë dhënë tashmë dritën jeshile.

Por, votimi përfundimtar u shty disa herë me nxitjen e Orban, për shkak të zemërimit mbi kritikat e Stokholmit ndaj shtetit të së drejtës në Hungari./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDiskutohet pr/ligji i amnistisë te komisioni i sigurisë, 600 përfitues


You may also like