“Brutale…” – Gashi akuzon kryeministrin për thyerje të marrëveshjes – Shqip

by admin
Spread the love

Alternativa prej sot nuk do të jetë më pjesë e shumicës qeveritare dhe veprimin politik, do ta vazhdojë nga opozita. Kështu njoftoi sot kreu i kësaj partie, Afrim Gashi, pas mbledhjes së Kuvendit Qendror, përcjell KlanM.

Gashi akuzoi partnerët e deridjeshëm në qeveri se kanë shkelut vijën etike, pasi nuk kanë pritur as vendimin e organeve partiake të Alternativës, por para kohe kanë dorëzuar në Kuvend emra tjerë për ministra në dikasteret që aktualisht i drejtojnë funksionarë të kësaj partie.

“Kjo flet shumë për moralin e tyre politik, megjithatë ne sot u takuam që ta marrim vendimin tonë përfundimtar përkitazi me rrethanat e reja të krijuara”, theksoi Gashi.

Sipas tij, LSDM dhe kryeministri Kovaçevski e ka thyer marrëveshjen për bashkëqeverisje me Alternativën në mënyrë brutale.

“Meqë vendimi ynë ishte politik, ne me kryetarin e atëhershëm të LSDM-së nënshkruam dhe publikuam një marrëveshje politike dhe një tjetër kadrovike, kjo e dyta si garanci e implementimit të marrëveshjes politike, e cila ishte miratuar edhe nga kryeministri aktual. Dhe, ndonëse pikat e asaj marrëveshjeje u zbatuan nga ana jonë, megjithatë, për fat të keq, pala tjetër nuk e implementoi as marrëveshjen politike e as atë kadrovike plotësisht, ndërsa në fund ata – në mënyrë të njëanshme, gati brutale – e thyen marrëveshjen dhe vendosën që ta ndajnë rrugën me ne, duke e përfshirë në shumicën parlamentare një parti tjetër”, shtoi Afrim Gashi.

Megjithatë, Gashi theksoi se partia e tij nuk do të bëhet pengesë për për bllokim të rrugën eurointegruese tê vendit, duke paralajmëruar edhe votimin e ndryshimeve kushtetuese./KlanMacedonia

 

TI RAPORTON!

You may also like