BRUKSEL – Von der Leyen: Fond mbështetës për të konkurruar me teknologjinë e energjisë së pastër të SHBA-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot planet për të zhvilluar një fond mbështetës, si dhe për të lejuar subvencione më të mëdha të ndihmës shtetërore për të ndihmuar industrinë evropiane të teknologjisë së energjisë së pastër, të konkurrojë me SHBA-në dhe Kinën.

Von der Leyen nuk përfshiu planet për borxhin e ri të përbashkët.

“Ne duhet të punojmë me masat për të ripërdorur fondet ekzistuese të BE”, tha ajo në Bruksel.

Strategjia synon të shmangë rrezikun e industrisë së bllokut, duke luftuar me kostot e larta të energjisë të BE-së, zhvendosjen në SHBA ose Kinë, e drejtuar nga subvencionet dhe kreditë tatimore si “Akti i kontestuar i Uashingtonit për Reduktimin e Inflacionit” (IRA) prej 369 miliardë dollarësh.

Për të qëndruar konkurrues, plani fokusohet në objektivat industriale, ridrejtimin e fondeve ekzistuese të BE-së dhe lehtësimin e rregullave të ndihmës shtetërore në sektorë të caktuar për periudha të kufizuara deri në vitin 2025.

Vendet e BE-së do të marrin udhëzime se si të ripërdorin fondet e tyre të rimëkëmbjes të Covid-19 për të përfshirë uljen e taksave për investimet e biznesit në projekte të teknologjisë së pastër si, pompat e nxehtësisë dhe teknologjitë e energjisë së hidrogjenit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like