BRUKSEL – Von der Leyen: Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e kërcënuar nga populistët

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 mars /ATSH/ – Ne besojmë në dinjitetin e çdo njeriu dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë në këto zgjedhje dhe kjo gjë sot është më e rëndësishme se kurrë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fjalimin e saj në kongresin e PPE-së.

“Sot miqtë e Putinit po mbjellin urrejtje. Evropa jonë paqësore dhe e bashkuar nuk ka qenë kurrë kaq e kërcënuar nga ekstremistët dhe populistët, nga e djathta ekstreme apo e majta ekstreme, nga parti të tilla si ‘Rassemblement Nationale’ ose AfD”, theksoi ajo.

“Miqtë e Putinit përhapin urrejtje nga tastierat e tyre. Një Evropë e bashkuar po sfidohet nga nacionalistët, populistët, demagogët, qofshin të djathtë apo të majtë. Emrat mund të jenë të ndryshëm, por qëllimet e tyre janë të ngjashme”, shtoi Von der Leyen.

”Ne në EPP nuk do ta lejojmë. Evropa e bashkuar lëviz malet, siç ndodhi me vaksinat kundër Covid-19”, shtoi ajo.

Von der Leyen më pas falënderoi, emër për emër, krerët e shteteve, nga mbështetja e presidentit rumun Klaus Iohannis për Moldavinë deri te rivendosja e shtetit të së drejtës  në vendin e tij nga ana e kryeministrit polak Donald Tusk./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like