BRUKSEL – Von der Leyen: E tronditur nga sulmi i pakuptimtë në Paris

by admin
Spread the love

PARIS, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një person sulmoi kalimtarët, duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër mbrëmjen e sotme në Paris, në lagjen Grenelle, jo shumë larg Kullës Eifel, duke thirrur “Allah Akbar”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

”Jam e tronditur dhe i pikëlluar nga sulmi i pakuptimtë terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris. Mendimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like