BRUKSEL – Von der Leyen dënon sulmin iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë maturi.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin flagrant dhe të pajustifikueshëm të Iranit ndaj Izraelit. Dhe i bëj thirrje Iranit dhe përfaqësuesve të tij që t’i ndërpresin menjëherë këto sulme”, shkroi von der Leyen në X, dikur Twitter.

“Të gjithë aktorët tani duhet të vetëpërmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të punojnë për të rivendosur stabilitetin në rajon”, shtoi ajo.

Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, Irani sulmoi drejtpërdrejt armikun e tij, Izraelin.

Sipas ushtrisë izraelite, më shumë se 300 dronë dhe raketa u qëlluan në sulmin në shkallë të gjerë. Sipas ushtrisë, shumica prej tyre u kapën ndërsa ishin ende jashtë kufijve të Izraelit.

Vetëm një numër i vogël raketash goditën territorin izraelit dhe nuk pati viktima apo dëme të mëdha.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like