BRUKSEL – Tajani: Italia mbështet kandidaturën e Rutte si kreun e ardhshëm të NATO-s

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 prill /ATSH-ANSA/- Në takimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s, folëm për kreun e ardhshëm të aleancës dhe ripërsëritëm qëndrimin tonë, i cili është në favor të kandidaturës së kryeministrit holandez Mark Rutte, tha sot zëvendëskryeministri i Italisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

“Ka një shumicë të madhe në favor të tij, por duhet të presim përgjigjet e Turqisë, Rumanisë dhe Hungarisë, të cilat mbështesin kandidaturën e presidentit rumun, Klaus Iohannis. Por shpresoj që të arrihet një marrëveshje”, shtoi Tajani.

Rutte ka nevojë për miratimin e të 32 anëtarëve të NATO-s në mënyrë që të emërohet sekretar i përgjithshëm i aleancës.

Ai tani ka mbështetjen e 28 shteteve të aleancës, megjithëse Hungaria dhe Rumania, ndër të tjera, nuk pritet të miratojnë kandidaturën e Rutte, i cili mbështetet kryesisht nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like