BRUKSEL – Stoltenberg: Ukraina ka marrë 230 tanke dhe sasi të mëdha municionesh

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se anëtarët dhe partnerët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, 1 550 automjete të blinduara dhe sasi të mëdha municionesh në Ukrainë.

“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara për Ukrainën tashmë janë dorëzuar”, shtoi ai, në një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

”Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Një brigadë e NATO-s përbëhet nga disa mijëra ushtarë”, shtoi Stoltenberg.

“Kjo do ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë për të vazhduar rimarrjen e territoreve të pushtuara”, theksoi Stoltenberg./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like