BRUKSEL – Scholz: Mbështetja e BE-së për Ukrainën sinjal i rëndësishëm për Kievin dhe Moskën

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Konsensusi mbi vendimet në favor të Ukrainës në samitin e BE-së në Bruksel do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për Kievin dhe Moskën, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Udhëheqësit e BE-së në takimin në Bruksel pritet të vendosin njëzëri nëse do të hapin negociatat e pranimit me Ukrainën dhe për t’i dhënë Kievit ndihmë financiare afatgjatë deri në 50 miliardë euro (54,5 miliardë dollarë).

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar vazhdimisht me veton ndaj këtyre vendimeve.

“Është e rëndësishme që këtu të dërgohet një sinjal i qartë mbështetjeje. Një sinjal që synon qytetarët e guximshëm të Ukrainës që mbrojnë vendin e tyre”, tha Scholz.

”Por, është gjithashtu një sinjal për presidentin rus, i cili duhet të dijë se ai nuk mund të mendojë se Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare do të reduktojnë mbështetjen për Ukrainën. Unë mendoj se ky samit është një sinjal shumë i rëndësishëm se ne mund ta bëjmë këtë”, theksoi ai./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSpecialja liron nga burgu Nasim Haradinajn


You may also like