BRUKSEL – Nehammer: Mos përdorni asetet e ngrira ruse për të armatosur Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 mars /ATSH-DPA/- Të ardhurat nga asetet e ngrira ruse në Bashkimin Evropian duhet të përdoren për të rindërtuar Ukrainën dhe jo për ta armatosur atë, tha sot kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.

Duke folur me gazetarët përpara samitit të BE-së, Nehammer tha se vendeve neutrale si Austria kishin nevojë për garanci se nëse miratojnë përvetësimin e fitimeve për të ndihmuar Ukrainën, paratë nuk do të shpenzoheshin për armë dhe municione.

“Fillimisht u diskutua se duhet të investohet për rindërtimin e Ukrainës. Më duket si një sugjerim i arsyeshëm”, tha Nehammer.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se fitimet dhe vetë asetet duhet të përdoren për të armatosur Ukrainën.

“Ne mirëpresim propozimin e parë për të ardhurat e krijuara nga asetet e pamobilizuara”, tha Nauseda.

“Por ne po flasim gjithashtu për asetet e pamobilizuara. Dhe unë mendoj se kjo duhet të kontribuojë jo vetëm për rindërtimin e Ukrainës, por edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like