BRUKSEL – NATO-SHBA rrisin praninë në Arktik

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 28 gusht /ATSH-DPA/- Duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit ushtarak të Rusisë në rajonet e saj të Arktikut, NATO dhe qeveria e SHBA-së kanë sinjalizuar synimin e tyre për t’u bërë më aktivë në veriun e largët.

“NATO duhet të rrisë praninë e saj në Arktik,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, duke shtuar se Moska ishte në procesin e rihapjes së bazave të epokës sovjetike në territoret e saj të Arktikut dhe vendosjes së armëve të reja moderne, si raketat hipersonike atje.

“Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se do të emëronte për herë të parë një ambasador të posaçëm për rajonin e Arktikut. Plani, i cili pritet ende të miratohet nga Senati, synon të promovojë interesat dhe bashkëpunimin amerikan me aleatët dhe partnerët në Arktik”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Rajoni i Arktikut përfshin territore që i përkasin Rusisë, SHBA-së, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Islandës, Norvegjisë dhe Suedisë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like