BRUKSEL – Ministrat e Jashtëm të BE-së rikonfirmojnë angazhimin ndaj Azisë Juglindore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk e kanë shpërqendruar fokusin e Bashkimit Evropian nga Azia Juglindore.

“Rajoni mund të mbështetet tek ne si një partner i besueshëm”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell në një deklaratë me shkrim në fillim të kësaj jave.

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Bruksel do të shqyrtojë progresin drejt një angazhimi të BE-së të ndërmarrë vitin e kaluar, për të investuar 10 miliardë euro (10,9 miliardë dollarë) në projektet e ndërlidhjes në vendet e Azisë Juglindore.

Gjithashtu, temat kryesore në axhendë janë tregtia, ndryshimet klimatike dhe çështjet e sigurisë.

Borrell tha se ndërsa BE-ja mbetet “thellësisht e shqetësuar” për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendet e ASEAN-it po përballen gjithashtu me shqetësime të mëdha sigurie.

“Tensionet e mëdha po rriten, nga Deti i Kinës Jugore, në ngushticën e Tajvanit, gadishullin Korean dhe Detin e Kuq”, shkroi Borrell.

“Ne rrezikojmë të kthehemi në një botë ku forca superiore mund të diktojnë drejtësinë”, shtoi ai.

“Ne po e shohim situatën më nga afër, qendra e gravitetit të ekonomisë botërore është zhvendosur në rajonin Indo-Paqësor”, tha Borrell. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like