BRUKSEL – Jurova: Çështja e ndikimit rus është vetëm maja e ajsbergut

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-DPA/ – Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jourova pret akuza të mëtejshme në lidhje me pagesat e mundshme sekrete nga Rusia ndaj politikanëve evropianë, si pjesë e një fushate dezinformimi.

Gazeta çeke ”Denik N” raportoi se politikani i ekstremit të djathtë Petr Bystron, një anëtar i parlamentit gjerman nga ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), dyshohet se ka pasur kontakte me platformën pro ruse të internetit ”Zëri i Evropës” (VoE) dhe mund të kenë pranuar para.

Qeveria e Pragës së fundi e vendosi faqen në një listë kombëtare të sanksioneve.

Bystron u lind në atë që ishte Çekosllovakia e atëhershme përpara se të transferohej në Gjermani.

“Jam i bindur se ajo që ne dimë tani është vetëm maja e ajsbergut”, theksoi Jourova.

Ajo supozon se Rusia po paguan shumë më tepër politikanë ose njerëz me ndikim në Bashkimin Evropian sesa dihej më parë.

“Sigurisht, ne si politikanë nuk i kemi mjetet për të përcaktuar se kush janë ata, por shërbimet sekrete janë të gatshme të zbulojnë informacionin dhe t’ia tregojnë publikut dhe kjo është një gjë e mirë”, vuri në dukje ajo./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like