BRUKSEL – Edtstadler: Nëse hapim negociatat me Kievin, ta bëjmë edhe me Sarajevën

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ne mbështesim me solidaritet të plotë Ukrainën, por në të njëjtën kohë duam të shohim një qasje që është e drejtë dhe e qartë për të gjitha vendet anëtare, deklaroi ministrja e Jashtme austriake, Karoline Edtstadler.

”Kur flasim për negociatat e anëtarësimit vërejmë se ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për Ukrainën dhe Moldavinë dhe kur bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën”, theksoi ajo në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evroian.

”Nëse fillojmë negociatat për Ukraina dhe Moldavinë, atëherë do të duhet gjithashtu që këto negociata t’i fillojmë edhe me Bosnje-Hercegovinën”, shtoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDosja “Partizani”, SPAK i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Berishës


You may also like