BRUKSEL – Borell: Ukraina edhe 3,5 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të akordojnë edhe 3,5 miliardë euro të tjera (3,82 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, deklaroi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

”Mbështetja e vazhdueshme për Kievin është më e rëndësishme sot se kurrë, pasi ngjarjet e fundjavës në Rusi kanë treguar se lufta kundër Ukrainës po çon në çarje në sistemin rus të pushtetit dhe po ndikon në sistemin politik të vendit”, theksoi Borrell.

”Presidenti rus Vladimir Putin ka krijuar një përbindësh duke nisur një luftë të padrejtë kundër Ukrainës”, tha Borrell.

“Përbindëshi po e kafshon atë tani. Përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij”, shtoi ai duke iu referuar tentativës për kryengritje nga mercenarët e grupit ”Wagner” gjatë fundjavës.

Borrell pritet të zhvillojë bisedime ministrin ukrainas, Dmytro Kuleba për ecurinë e luftës dhe situatën në vend./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like