BRUKSEL – Borell: Komuniteti ndërkombëtar mund të ketë nevojë të “imponojë” një shtet palestinez

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 janar /ATSH-DPA/ – Komuniteti ndërkombëtar mund të ketë nevojë të “imponojë” një shtet palestinez mbi Izraelin nga jashtë nëse është e nevojshme, deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Nëse nuk ndodh kjo spiralja e urrejtjes do të vazhdojë të kthehet brez pas brezi”, tha Borrell në një fjalim në Universitetin e Valladolidit në Spanjë, ku u nderua me ”Honoris Causa”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtoi edhe një herë krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit pas përfundimit të luftës së Gazës.

Përpara zgjidhjes me dy shtete, të kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, Netanyahu theksoi se ”kryeministri izraelit duhet të jetë në gjendje të thotë ‘jo’ kur është e nevojshme, madje edhe miqve tanë më të mirë”.

”Izraelitët dhe palestinezët nuk janë më në gjendje të bëjnë kompromis. Njerëzit e përfshirë janë shumë të zemëruar me njëri-tjetrin për të arritur një marrëveshje vetë”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku takim me Skylakakis, bashkëpunim për bashkimin e tregjeve të energjisë


You may also like