BRUKSEL – Borell: BE kundërshton akuzat e Minskut për planet e sulmit të Ukrainës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell hodhi poshtë pretendimet e qeverisë bjelloruse se Ukraina kishte planifikuar sulme ndaj Bjellorusisë në një telefonatë me ministrat e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Këto akuza të pabaza janë absolutisht të papranueshme”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Duke iu referuar njoftimit të diktatorit bjellorus Alexander Lukashenko për të formuar një njësi të përbashkët ushtarake me Rusinë, Borrell “u kërkoi autoriteteve bjelloruse të përmbahen nga çdo përfshirje e mëtejshme e Bjellorusisë në këtë ndërmarrje brutale të paligjshme”, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu i kërkoi Bjellorusisë që “të ndalojë menjëherë lejimin e territorit të Bjellorusisë që të shërbejë si trampolinë për sulmet ndaj civilëve ukrainas”.

Borrell dhe Kuleba folën pasi disa qytete ukrainase u goditën nga sulmet me raketa ruse, të cilat “Borrell i dënoi me termat më të ashpër”.

Diplomati i lartë i BE-së shprehu ngushëllimet e tij gjatë telefonatës dhe tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi, thuhet në njoftimin për shtyp. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVjosa Park Kombëtar, nis faza e punës teknike me 30 ekspertë ndërkombëtarë

You may also like