BRUKSEL – BE përshpejton luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka planifikuar të shtojë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore përmes një sërë masash legjislative.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord të martën në mbrëmje për të plotësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse një direktivë ekzistuese për ndjekjen penale.

Sipas presidencës belge të BE-së, ligjvënësit e BE-së arritën një marrëveshje të përkohshme për të shtuar martesën e detyruar, birësimin e paligjshëm dhe zëvendësimin si lloje të shfrytëzimit të mbuluara nga ligji i BE-së kundër trafikimit.

“Përditësimi i direktivës për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore do t’u kërkojë gjithashtu vendeve të BE-së të sigurohen që njerëzit që përdorin me vetëdije shërbimet e ofruara nga viktimat e trafikimit të përballen me sanksione”, thuhet në deklaratë.

Ndryshime të tjera kanë të bëjnë me forcimin e mbështetjes dhe ndihmës së viktimave si dhe masat parandaluese.

Sipas deklaratës, ndryshimet e planifikuara parashikojnë, ndër të tjera, që personat të cilët me vetëdije përdorin shërbimet e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore të ndëshkohen.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like