BRUKSEL – BE gjobit me 1,8 miliardë euro ”Apple” për konkurrencë të pandershme

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka gjobitur kompaninë ”Apple” me 1,8 miliardë euro (2 miliardë dollarë) për praktika të padrejta konkurruese që përfshijnë shërbimin e saj të transmetimit të muzikës, ”Apple Music”, pas një ankese nga ”Spotify”.

”Përdoruesit e pajisjeve ‘Apple’ në Bashkimin Evropian nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin lirisht se ku, si dhe me çfarë çmimesh të blejnë abonime për transmetimin e muzikës”, theksoi shefja e konkurrencës së BE-së, Margarethe Vestager në një konferencë shtypi.

Gjoba i referohet praktikës së ”Apple” për të ngarkuar kompanitë me një komision prej 30% për shitjet e bëra përmes aplikacioneve që funksionojnë në sistemin operativ iOS të ”Apple” për iPhone dhe iPad.

Kompanitë që duan të shmangin komisionin dhe në këmbim ofrojnë çmime më të ulëta duhet të menaxhojnë shitjet jashtë aplikacionit.

”Apple’ gjithashtu i ndalon ata të përdorin aplikacionin iOS për të informuar përdoruesit rreth çmimeve ose për të ofruar një lidhje në një faqe regjistrimi”, theksoi komisioni.

Kujtojmë se ”Spotify” shet abonime përmes faqes së saj të internetit, por jo përmes aplikacionit ”Spotify” për pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS të ”Apple”./​ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like